Dil İkonları
Sponsorizimi

Beko është markë që beson se sporti është një pjesë e rëndësishme e jetës. Duke qenë se ka mbështetur gjithmonë sportin që nga krijimi i saj, Beko ndan entuziazmin dhe kënaqësinë e mbështetësve të sportit nëpërmjet sponsorizimeve në Turqi dhe nëpër botë. Beko filloi të mbështeste platformën e basketbollit në vitin 2006 me sponsorizimin e Kampionatit Turk të Basketbollit. Karakteri "dinamik, argëtues dhe rinor" i markës Beko dhe natyrës teknologjike dhe gjallëruese të basketbollit u bashkua në vitin 2006 dhe ky bashkim u zgjerua në kryerjen e sponsorizimeve më të mëdha të kampionateve të shquara të botës.


KAMPIONATI I BASKETBOLLIT BEKO

Me lojtarët e jashtëzakonshëm dhe lojërat më sfiduese, Kampionati i Basketbollit Beko njihet si një nga kampionatet më të rëndësishme në Evropë. Duke filluar me sezonin 2006/2007, Kampionati i Basketbollit Beko ka mbushur 5 vjet tashmë dhe do të vazhdojë deri në 2013 si Kampionati i Basketbollit Beko falë marrëveshjes së re në fillim të këtij sezoni.


BEKO ALL STAR


Bashkë me emocionet e Kampionatit të Basketbolit Beko që zhvillohet gjatë gjithë sezonit, yjet e Kampionatit të Basketbollit të Beko-s mblidhen në Beko All Star që organizohet në qytete të ndryshme çdo vit nga Beko i cili ka për qëllim të përcjellë entuziazmin e basketbollit në të gjithë Turqinë.


BEKO BASKETBALL BUNDESLIGA

Sponsorizimi i parë me synimin për të kryer investime në basketboll në platformat ndërkombëtare u bë realitet në vitin 2009 duke u bërë sponsori i titullit të Beko Basketball Bundesliga në Gjermani, një nga kampionatet më të rëndësishme të basketbollit në botë.


Kampionati i Basketbollit Aziatik FIBA 2009

Beko mori përsipër sponsorizimin kryesor të Kampionatit të Basketbollit Aziatik FIBA i zhvilluar në Kinë në vitin 2009.


Eurobasket 2009

Beko u bë sponsori kryesor i Kampionatit Evropian të Basketbollit FIBA i zhvilluar në Poloni në vitin 2009.


Kampionati Botëror i Basketbollit FIBA 2010

Si "Sponsori Prezantues" Beko ja prezantoi botës me krenari të gjitha emocionet e Kampionatit Botëror të Basketbollit FIBA 2010. Një nga organizimet sportive më të mëdha të zhvilluara në Turqi, kampionati u zhvillua në 4 qytete të ndryshme të Turqisë dhe skuadra jonë kombëtare fitoi vendin e dytë.


Kampionati i Basketbollit Rus Beko

Një nga vendet me basketbollin më të rëndësishëm në botë, organizimi më i rëndësishëm i basketbollit të Rusisë e ristrukturuar në vitet 2010/2011 që tani e tutje quhet Kampionati i Basketbollit Beko.


Kampionati Evropian i Basketbollit FIBA 2011


Në vijim të Kampionatit Botëror të Basketbollit, Beko u bë sponsor i një tjetër organizimi të rëndësishëm të basketbollit, Kampionatit Evropian të Basketbollit që do të zhvillohet në Lituani midis datave 31 gusht dhe 18 shtator.

  Faqja:1/2  Artikulli:2 
  Faqja:1/2  Artikulli:2