Dil İkonları
Cookie dhe Politika e privatësisë

Cookie dhe Politika e privatësisë


Kjo faqe është në dispozicion nga Beko Kosovë - referuar tek deklarata si "ne".


Ne jemi të përkushtuar në mbrojtjen e privatësisë suaj dhe kjo deklaratë përmbledh detajet personale të cilat mund ti mbledhim nga ju gjatë përdorimit tuaj të faqes dhe çka përfaqësuesit tonë dhe ne do të bëjmë me to. Çfarëdo ndryshimi i politikës së privatësisë do të postohet në këtë faqe.


Nëse dorëzoni detajet tuaja personale tek ne sipas përshkrimit më poshtë ju do të pranoni përdorimin e tyre nga ne në mënyrat e paraqitura. Informata mund të mblidhet dhe qëllimet për të cilat përdoret janë të përcaktuara më poshtë.


Politika e cookies

Faqja e internetit të Beko përdor cookies për të operuar.


Cookies janë dosje të vogla të tekstit që vendosen në kompjuterin tuaj nga faqet e internetit të cilat i vizitoni. Ato përdoren gjerësisht për të bërë faqet e internetit të punojnë dhe të dallojnë përdoruesit unik dhe se si përdorin ata faqen. Të dhënat që do të mblidhen janë anonime dhe nuk përmbajnë të dhëna personale.

Cookies të sesioneve përdoren nga faqja e Beko në mënyrë që disa elemente të faqes të funksionojnë si "shikuar vonë" dhe "krahaso produktet". Cookies të sesioneve zgjat vetëm gjatë kohëzgjatjes së vizitës në faqe të internetit.


Faqja poashtu përdor Google Analytics në mënyrë që të gjurmojë se prej nga vijnë vizitorët tanë dhe cilat pjesë të faqes i përdorin më shumë. Kjo na ndihmon ne që të bëjmë përmirësimet për të rregulluar përvojën tuaj gjatë përdorimit të faqes. Google Analytics Cookies nuk mbledhin informata personale për vizitorët tek faqja. Më shumë informata për Google Analytics mund të gjinden në https://developers.google.com/analytics/resources/concepts/gaConceptsCookies


Nëse preferoni pranimin e cookies është e mundur të çaktivizoni cookies duke ndryshuar settings në shfletuesin e faqes në kompjuterin tuaj apo pajisjen mobile.


Duke klikuar 'pranoj' ju pranoni vendosjen e cookies në kompjuterin tuaj. Nëse vendosni që të çaktivizoni cookies tonë, ju nuk do të mund të përjetoni funksionalitetin e plotë të faqes.

Informatat e Identifikueshme Personale


Ne nuk do të mbledhim çfarëdo informate të identifikueshme personale (p.sh. Emri, adresa, telefoni, numri dhe e-mail adresa) lidhur me ju përveç nëse na e ofroni vullnetarisht.


Çka mund të bëjmë me këto informata:


Nëse na ofroni informata të identifikueshme personale, ne mund ti përdorim për të përmirësuar kuptimin tonë të interesave tuaja dhe brengave.
Ne mund t'i përdorim që të dërgojmë ndonjëherë email lidhur me ndryshimet në faqen tonë të internetit, produktet e reja, përditësimet e faqes dhe shërbimeve dhe ofertat speciale të cilat mendojmë se do t'i gjeni të vlefshme. Nëse nuk dëshironi të pranoni këto emaila, thjeshtë ndjekni udhëzimet e çabonimit në email që keni pranuar.


Ne do të përdorim këto informata për të dërguar shërbimet e kërkuara. Vëmendje: kompanitë të cilat i kontraktojmë për të operuar me faqen e internetit dhe kontraktorët furnitorë do të kenë qasje në informatat tuaja të identifikueshme personale. Mirëpo, ata kërkohet që të mbajnë informatat konfidenciale dhe nuk lejohen që të përdorin këto informata për çfarëdo qëllimi përveq për ofrimin e shërbimeve të cilat i ofrojnë për ne.


Çka nuk do të bëjmë me këto informata:


Nuk do t'i japim me qira, të japim apo bëjmë shitjen e informatave tuaja të identifikueshme personale tek çfarëdo organizatë të jashtme apo përdorimin pa pranimin tuaj.


Si do të trajtojmë informatat nga fëmijët:


Beko nuk ka për qëllim që të mbledh informata të identifikueshme personale nga fëmijët nën moshën trembëdhjetë vjeçare. Ne do të udhëzojmë specifikisht fëmijët që të mos dërgojnë informata të tilla në faqen tonë të internetit. Nëse fëmija ofron informata të identifikueshme personale, prindërit/kujdestarët e tij apo saj duhet të na shkruajnë tek The Company Secretary, Arçelik A.Ş Karaağaç Caddesi 2-6 Sütlüce 34445 Stamboll dhe të kërkojnë që këto informata të fshihen nga dosjet tona. Ne do të bëjmë përpjekje të arsyeshme për të larguar këto të dhëna brenda afatit kohor.

Si mund të kërkoni ndryshimet e informatave tuaja personale: Çdokush që dëshiron të korrigjoj/përditësoj/fshij informatat e identifikueshme personale nga baza jonë e shënimeve duhet të na shkruaj tek The Company Secretary, Arçelik A.Ş Karaağaç Caddesi 2-6 Sütlüce 34445 Stamboll. Ne do të bëjmë përpjekje të arsyeshme për të përmbushur kërkesën tuaj brenda afatit kohor.

Lidhja me faqet tjera:

Partnerët tanë të biznesit, faqet e të cilëve mund t'i vizitoni pas klikimit nga lidhja prej faqes sonë, mund të ketë politika më pak të ashpëra të privatësisë. Ne nuk kemi kontroll mbi këto politika dhe ju kërkojmë që të lexoni deklaratat e tyre të privatësisë para se të ofroni informata të identifikueshme personale.


Informata të identifikueshme jo-personale


Mund të mbledhim informata lidhur me ju që nuk është e identifikueshme personalisht (p.sh. LLojin e shfletuesit të internetit që përdorni).


Si mund të marrim këto informata:


Ne mund të marrim këto informata duke i ruajtur cookie [pjesë të të dhënave që përmbajnë informata të identifikueshme jo-personale lidhur me ju] në kompjuterin tuaj. Në shumicën e Shfletuesve të internetit, ju mund të fshini informatat nga hard drive i kompjuterit, të bllokoni të gjithë cookies apo të pranoni një paralajmërim para se cookie të vendoset në sistemin tuaj.

Klikoni në butonin Help të shfletuesit tuaj për më shumë informata. Nëse refuzoni cookie tanë, ende mund të përdorni faqen tonë; mirëpo, përvoja juaj do të jetë më pak e personalizuar.


Çka mund të bëjmë me këto informata:


Ne do ti përdorim këto informata për të përcaktuar përmbajtjen sipas interesave tuaja dhe të na ndihmoj të mos pyesim për të njejtat informacione me rastin e vizitave të përsëritura në faqe. Ne poashtu do të përdorim këto të dhëna për të analizuar trendet e faqes dhe të administrojmë me faqen.


Edhe pse ne nuk mbledhim informata të identifikueshme personale automatikisht, ne mund të ndërlidhim informatat e mbledhura automatikisht me informatat e identifikueshme personale që keni dërguar më herët. Nëse nuk dëshironi që këto informata të ndërlidhen me informatat tuaja të identifikueshme personale, shihni tek seksioni "Çka mund të bëjmë me këto informata" për të mësuar lidhur me çaktivizimin e cookies.


Masat e sigurisë për informata


Ne do të ndërmarrim masa të arsyeshme për të mbrojtur informatat tuaja nga humbja, keqpërdorimi apo ndryshimi.


Njoftimi mbi ndryshimet


Nëse ndonjëherë ndryshojmë politikat tona të privatësisë, ne do të postojmë ndryshimet në faqen tonë kryesore kështu që përdoruesit tanë janë gjithmonë në njohuri se cilat informata të mbledhin, si t'i përdorin, dhe në cilat rrethana, nëse ndodh, të shpalosin ato me të tjerët.