Dil İkonları
Produkteve te Inkorporuara

Zgjedhjet e Zgjuara të Produkteve të Inkorporuara Beko që Lehtësojnë Jetën Tuaj

Enëlarëset Beko me energji A, performancat A në larje dhe tharje ofrojnë performancat më të larta në larje dhe në tharje duke konsumuar minimumin e energjisë.

Detergjentët me tabletë janë praktikë; megjithatë herë pas here ata mund të krijojnë disavantazhe të tilla si tharja e pamjaftueshme apo mostretja e mbetjeve të detergjentit. Butoni i detergjentit tabletë në enëlarëset Beko e eliminon këtë disavantazh dhe ofron performancën maksimale.

Edhe nëse përdorni një program të shkurtër me karakteristikën e tharjes shtesë, kryhen tharje të përsosur të pjatave tuaja pa rrathë, pika apo vija.

Edhe nëse përdorni një program të shkurtër me karakteristikën e tharjes shtesë, kryhen tharje të përsosur të pjatave tuaja pa rrathë, pika apo vija.

Sistemi i tharjes me ventilatorin aktiv rrit qarkullimin e ajrit në enëlarëse duke ofruar tharje të përsosur. Siguron temperaturë normale pasi programi të ketë përfunduar për të shmangur djegien e duarve tuaja.

Higjiena dhe freskia

Menaxhimi i Kohës

Mund ta shtyni kohën e larjes 3, 6 apo 9 orë (deri në 24 orë në modelet dixhitale).

Shpejt&Pastër i cili është një program unik i Beko garanton performancë larjeje të klasit A jo vetëm për pak të ndoturat, por edhe për tenxheret dhe pjatat e ndotura. Ju lejon që të pastroni pjatat tuaja në një kohë më të shkurtër se larja me dorë, vetëm në 58 minuta me performcanën e larjes të klasit A.

'Super Mini 20', i cili është një program tjetër i Beko, lan gjysmën e ngarkesës për 20 minuta.

'Programi Shpejt 30' i cili është ideal për ushqimet e lehta dhe gotat e lan ngarkesën e plotë për 30 minuta në 35 °C duke kursyer kohë dhe energji.

Enëlarëset

Super Energji duke Kursyer 20% më shumë energji edhe sesa Klasi A

Të gjitha furrat Beko kanë një klas A të energjisë. Klasi A i energjisë ofron 12% kursim të energjisë krahasuar me klasin B të energjisë dhe 28% kursim të energjisë më shumë sesa klasi C në gatimin turbo/multifunksion. Furrat Beko konsumojnë 20% më pak energji krahasuar me standardet e klasit A të energjisë gjatë ngrohjes me ventilator. Ato krijojnë Zgjedhje sensitive si për mjedisin ashtu dhe për buxhetin e familjes tuaj.

Kapacitet i Brendshëm i Gjerë

Pavarësisht se sa shumë jeni në familje ose sa shumë janë mysafirët tuaj, furrat e inkorporuara Beko mundësojnë gatimin e më shumë sasive me kapacitetin e tyre të brendshëm shumë më të gjerë. Pavarësisht përmasave standarde të sipërfaqes së jashtme, furrat multifunksion kanë një nga vëllimet më të mëdha të gatimit me 65 l kapacitet të brendshëm.

Kursimi i Kohës: Parangrohje e Shpejtë me Ngrohës Automatik me Rrymë (Përshpejtuesi)

Falë karakteristikës së Përshpejtuesit, të gjithë ngrohësit nisin të veprojnë për të ofruar temperaturën e kërkuar për gatim në një kohë të shkurtër. Dhe kjo kursen kohën për parangrohjen me 35 përqind.

Teknologjia Nano Oleofobike (Pastrim i Shkëlqyer)

Heqja e njollave të vajit që krijohen në derën e furrës me kalimin e kohës është një punë e bezdisshme. Falë teknologjisë së veshjes nano oleofobike, furrat e inkorporuara Beko ua kursejnë konsumatorë fshirjen e mbetjeve të vështira. Meqë heqësit e shtrenjtë të njollave nuk nevojiten më, konsumatorët kursejnë kohë dhe para sepse ata shpenzojnë më pak kohë dhe energji për këtë punë.

Teknologjia e Gatimit me Fluks Dinamik

Në sistemin e Fluksit Dinamik, përveç elementëve të ngrohjes nga pjesa e sipërme, e poshtme dhe nga prapa, ajri i nxehtë del nga vrimat në muret anësorë dhe qarkullon mbi ushqimin që do të gatuhen edhe nën tabakatë. Ai përthithet nga vrimat në murin nga pjesa e pasme. Prandaj, çdo pjesë e ushqimit gatuhet në mënyrë të njëjtë dhe të përsosur.

Gatimi 3D

Gatimi 3D është një gjeneratë e re në teknologjinë e gatimit profesional që mundëson veprimin e të gjithë ngrohësve të furrës në të njëjtën kohë. Gatimi 3D siguron shpërndarje të barabartë e nxehtësisë në furrë nëpërmjet veprimit të ngohësve të poshtëm, të sipërm dhe turbo në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë, ju mund të gatuani 3 gjellë të ndryshme në të njëjtën kohë pa patur rrezikun e përzierjes së aromave.

Aspiratorët dhe Tymthithëset

Mos lejoni që era e ushqimeve të gatuara të shpërndahet në shtëpinë tuaj.

Butoni me prekje i njësisë së kontrollit i lehtë për t'u përdorur tregon nilevin e fuqisë.

Karakteristika e freskimit të ajrit në tymthithësen tuaj punon automatikisht çdo orë për 10 minuta në nivelin më të ulët që të mundësojë fluks të ajrit të freskët në kuzhinë. Tymthithësja juaj e cila punon në mënyrë efiçente dhe pa zhurmë duke konsumuar energjinë më të ulët falë karakteristikës së freskimit automatik të ajrit është efektive gjithashtu edhe në heqjen e erës së tymit të cigares.

Ajrosja intensive me kohëmatës maksimizon fuqinë e tymthithëses suaj. Ajrosja intensive për 10 minuta është veçanësisht ideale për heqjen e erërave të rënda dhe avullit kur përgatisni ushqim të skuqur ose të pjekur në skarë.

Me një prekje të thjeshtë. mund ta programoni tymthithësen tuaj që të fiket automatikisht pas 15 ose 30 minutash në varësi të modeleve të ndryshme. Ndërsa ky funksion heq erërat e mbetura në kuzhinë pas përfundimit të procesit të gatimit, nuk është e nevojshme që të jeni në kuzhinë, apo edhe në shtëpi.

Treguesi që filtri është plot shkëlqen që t'ju tregojë që duhet të pastroni kasetën e filtrit apo të zevendësoni filtrat e karbonit me të rinj.

Dera e Ftohtë

Falë derës së furrës së përbërë nga 4 shtresa xhami, temperatura e derës ballore qëndron nën 70°C kur temperatura e brendshme është 500°C gjatë pastrimit pirolitik. Temperatura e xhamit ballor nuk e kalon 50°C gjatë gatimit standard. Karakteristika e derës së ngrohtë siguron një përdorim më të sigurt.

Vatrat Elektrike

Sipërfaqja e lëmuar prej xhami dhe rezistuese ndaj gërvishtjes jo vetëm e bën më të zgjuar kuzhinën tuaj, por gjithashtu lehtëson dhe pastrimin.

Vatra e qeramikës Vitro e kontrolluar nëpërmjet prekjes është projektuar me karakteristika të përmirësuara për sigurinë.

Vatrat me qeramikë xhami ju mundësojnë që të zgjidhni sipas madhësisë së tenxheres tuaj falë zonave të tyre teke apo dopio në formë unaze apo ovale. Prandaj, ato ju lejojnë që të përzgjidhni temperaturën ideale për gjellët tuaja dhe të konsumoni vetëm sasinë e energjisë që kërkohet.

Vatrat e Gazit

Sipërfaqja e lëmuar prej xhami dhe rezistuese ndaj gërvishtjes jo vetëm e bën më të zgjuar kuzhinën tuaj, por gjithashtu lehtëson dhe pastrimin. Nëse flaka del jashtë për shkak të erës apo lëngut që bie nga tenxherja, aktivizohet sistemi i sigurisë së gazit dhe për sigurinë tuaj ndërpritet fluksi i gazit.

Vatrat e Gazit

Furrat me mikrovalë Beko me pajisjen e tyre të përparuar duke përmbajtur shumë funksione dhe vëllimin e brendshëm që varion nga 20 në 30 litra ofron Zgjedhje praktike për gatimin. Seritë e furrave me mikrovalë janë të pajisura me teknika të përparuara të gatimit të tilla si nisja e shpejtë, shkrirja automatike sipas peshës, menuja automatike e gatimit dhe pjekja e ulët/lartë në skarë.