Dil İkonları
Furrave

Zgjedhjet e Zgjuara të Furrave Beko që Lehtësojnë Jetën Tuaj

Zgjedhje të Zgjuara nga Beko që lehtësojnë jetën tuaj

Drita e Brendshme me Sipërfaqe të Gjerë e Furrës

Ju mundëson që të shihni nëse ushqimi është pjekur apo jo, pa e hapur derën e furrës.

Sirtari i Poshtëm i Ruajtjes

Sirtari me vëllim të madh ku mund të mbani pjesët ndihmëse të furrës tuaj që nuk përdoren shpesh ofron kursim në kuzhinë në drejtim të përdorimit të hapësirës.

Vatrat rrethore

Mundësojnë ngrohje më të madhe falë strukturës me dy unaza. Prandaj, ushqimet që duhet të gatuhen me një nxehtësi më të madhe do të gatuhen më shpejt sipas dëshirës.

Teknologjia e Gatimit me Fluks Dinamik

Në sistemin e Fluksit Dinamik, përveç elementëve të ngrohjes nga pjesa e sipërme, e poshtme dhe nga prapa, ajri i nxehtë del nga vrimat në muret anësorë dhe qarkullon mbi ushqimin që do të gatuhen edhe nën tabakatë. Ai përthithet nga vrimat në murin nga pjesa e pasme.

Prandaj, çdo pjesë e ushqimit gatuhet në mënyrë të njëjtë dhe perfekte. Ajri i nxehtë që duhet të qarkullojë në gjellën në furrë mbahet vetëm në atë tabaka. Prandaj, era e gjellës që gatuhet në pjesën e poshtme të tabakasë nuk do të përzihet me erën e gjellës që gatuhet në tabakanë e sipërme.

Panelet e Fluksit Dinamik mund të shkëputen dhe lahen lehtësisht. Pra, problemi i bllokimit të vrimës me kalimin e kohës nuk do të ndodhë. Përparësia më e madhe e Fuksit Dinamik është gatimi / pjekja e çdo pjese të ushqimit në mënyrë të njëjtë.

Kapacitet i Brendshëm i Gjerë

Pavarësisht se sa shumë jeni në familje ose sa shumë janë mysafirët tuaj, furrat Beko mundësojnë gatimin e më shumë sasive me kapacitetin e tyre të brendshëm shumë më të gjerë. Ato kanë një nga vëllimet e brendshme më të mëdha pavarësisht përmasave standarde të jashtme të sipërfaqes.

Tabaka me Madhësi Familjare

Falë kapacitetit të tyre të brendshëm më të gjerë, furrat Beko mund të gatuajnë 25% ushqim më shumë në të njëjtën kohë me tabakanë e tyre me hapësirë më të gjerë. Për më tepër, tabakaja e thellë 55mm do t'ju ofrojë komoditet të madh kur gatuani gjellë të lëngshme apo mishra.

Sistemi i Sigurt i Gatimit me Gaz

Nëse flaka del jashtë për shkak të erës apo lëngut që bie nga tenxherja, aktivizohet sistemi i sigurisë së gazit dhe për sigurinë tuaj ndërpritet fluksi i gazit.

Pastrim i Lehtë

Falë derës së brendshme të xhamit tërësisht dekorative, pastrimi tani është shumë i lehtë. Për të bërë një pastrim të thelluar, disa modele lejojnë heqjen tërësore të derës së brendshme të xhamit.

Karakteristika elektro turbo

Furrat të cilat e kanë këtë karakteristikë ku ventilatori turbo aktivizohet së bashku me ngrohësit e poshtëm dhe të sipërm ofrojnë gatim më të shpejtë e të njëjtë në të dyja anët e gatimit. Ngrohësit me ventilator mund të punojnë bashkë ose në veç për ta kryer gatimin në 7 kombinime të ndryshme. Prandaj, mund të merret gatim shumë më i shijshëm me lloje të ndryshme gjellësh.

Karakteristika turbo

Kjo karakteristikë lejon gatimin e tre tabakave me gjellë në të njëjtën kohë pa i përzier erërat e tyre. Prandaj, kursehet si energjia ashtu edhe koha. Ajri, i cili ngrohet nga rezistenca turbo, qarkullohet midis tabakave me ndihmën e ventilatorit turbo për ta gatuar me kujdes secilën gjellë. Grimcat e vajit që shkaktojnë erë gjatë gatimit përzien në ajrin e qarkulluar në furrë dhe ngjiten në ngrohës në pjesën e pasme dhe digjen. Prandaj, erërat e ushqimeve të ndryshme nuk do të përzihen me njëra-tjetrën.

Karakteristika statike

Ngrohësit e sipërm dhe të poshtëm nisin të punojnë njëkohësisht për të mundësuar gatim të njëjtë në të dyja anët.

Karakteristika e ndarëseve dyshe

Në furrat me ndarëse dyshe, ndarësja e sipërme ka karakteristikën statike ndërsa ndarësja e poshtme më e madhe është turbo. Nëse nevojitet, mund të kurseni kohë duke gatuar edhe në ndarësen e poshtme, edhe të sipërmen ose mund të gatuani vetëm në njërën.

Karakteristika Multifunksion

Kombinon karakteristikat turbo, elektroturbo dhe statike të gatimit. Tre karakteristika të ndryshme të furrës në të njëjtën furrë lejojnë gatimin e gjellëve shumë më të shijshme sipas llojit të ushqimit. Falë funksionit super turbo në produktet multifunksion, ngrohësit e poshtëm dhe të sipërm aktivizohen njëkohësisht me ngrohësin turbo në murin e pasëm të ndarëses së gatimit. Prandaj, furra ofron performancë shumë më të mirë se procesi i gatimit të zakonshëm turbo.

Karakteristika e derës së mbyllur të skarës

Pjekja në skarë kur dera ballore është e mbyllur shmang erërat dhe pikimin e vajit. Gjithashtu, mirshat e pjekur në skarë do të jenë më të butë dhe të lëngshëm.

Karakteristika e shkrirjes

Ideale për shkrirjen e ushqimit të ngrirë dhe bërjen e tyre gati për gatim.

Karakteristika e ngrohjes së shpejë (Përshpejtuesit)

Të gjithë ngrohësit janë të lidhur njëkohësisht me këtë funksion dhe temperatura e dëshiruar e gatimit arrihet për një kohë më të shkurtër. Prandaj, nga koha e kërkuar për parangrohjen kursehet 35% .

Gatimi tredimensional (3D)

Gatimi tredimensional mundëson aktivizimin njëkohësisht të të gjithë ngrohësve në furrë. Prandaj, gjellët gatuhen mjaft shpejt dhe me efiçencë. Shpërndarja e njëjtë e nxehtësisë ofrohet nga aktivizimi i njëkohshëm i të gjithë ngrohësve dhe kanalet e ajrit prapa çdo tabakaje e mbajnë erën e grimcave duke i parandaluar që të përziejnë erërat e gjellëve. Gatimi 3D ofron si kursim të energjisë, ashtu edhe të kohës dhe në të njëjtën kohë lejon gatimin e gjellëve të ndryshme në tre tabaka në të njëjtën kohë pa i përzier erërat me njëra-tjetrën.

Gatimi statik

Ngrohësit e poshtëm dhe të sipërm lejojnë mundësinë e gatimit tradicional për pasta si keku dhe biskotat.

Skara

Është ideale për të pjekur në skarë për një kohë të shkurtër. Falë kësaj karakteristike, ju mund të përgatisni ushqime të thekura vetëm duke i vënë kore pjesës së sipërme.

Shkrirja-Ftohja

Ngrohësit nuk do të punojnë gjatë shkrirjes. Punon vetëm ventilatori për të qarkulluar ajrin në furrë. Prandaj, produktet e ngrira shkrihen me temperaturën e ambientit. Edhe ushqimet e gatuara mund të shkrihen duke përdorur të njëjtën mënyrë.

Ventilatori i Sipërm i Ngrohjes

Ngrohësi i sipërm dhe ventilatori punojnë njëkohësisht. Kjo lejon shpërndarje të njëjtë të nxehtësisë në furrë dhe gjithashtu piqet edhe pjesa e sipërme e gatimit.

Gatimi me Ventilator (Turbo)

Nxehtësia shpërndahet në mënyrë të njëjtë në furrë. Prandaj. mund të sigurohen tre gjellë të ndryshme me të njëjtin nivel gatimi në të njëjtën kohë.

Gatimi me Ndihmën e Ventilatorit (Statike + Ventilatori)

Nxehtësia e krijuar nga ngrohësit e poshtëm e të sipërm shpërndahet në mënyrë të barabartë në furrë nëpërmjet ventilatorit. Kjo siguron që ushqimi të gatuhet në mënyrë të njëjtë për më pak kohë.

Ventilatori i Poshtëm + Ventilatori i Ngrohjes

Ngrohësi i poshtëm dhe ventilatori punojnë njëkohësisht. Kjo lejon shpërndarje të njëjtë të nxehtësisë në furrë dhe gjithashtu piqet edhe pjesa e poshtme e gatimit.