Dil İkonları
Frigorifereve

Zgjedhjet e Zgjuara të Frigoriferëve Beko që Lehtësojnë Jetën Tuaj

Sistemi Aktiv i Ftohjes së Dyfishtë
Sistemi i Ri Pa Brymë

Dy sistemet e ndara të ftohjes që funksionojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri në ndarëset e frigoriferit dhe ngrirësit ofrojnë avantazhe shtesë.


Teknologjia e Zgjuar


Parandalon përzierjen e erërave midis ndarëses së frigoriferit dhe ndarëseve të ngrirësit.

Fluksi i ajrit në ndarëset e frigoriferit dhe ngrirësit të frigoriferëve të pajisur me sistemin e Ftohjes Aktive të Dyfishtë është plotësisht i ndarë. Kalimi i erërave midis ndarëseve nuk ndodh falë kësaj zgjidhjeje të zgjuar.

Ofron qarkullim të balancuar të ajrit të ftohtë midis rafteve.

Ventilatori i efiçencës së energjisë vazhdon të qarkullojë ajrin duke punuar në mënyrë individuale edhe në rastet kur kompresori nuk punon. Prandaj, ndodh një qarkullim i barabartë dhe i balancuar i ajrit të ftohtë midis rafteve të firgoriferit.

Parandalon dehitratimin e ushqimeve.

Lagështia e madhe dhe norma e duhur e fryrjes së ajrit të ndarësen e frigoriferit parandalon dehidratimin e perimeve dhe frutave.

Parandalon ngrirjen e ushqimit.

Meqë norma e fryrjes së ajrit dhe temperatura nuk janë në atë nivel sa të ngrijnë ushqimet, lejon ruajtjen e ushqimeve në ndarësen e frigoriferit pa i ngrirë dhe në kushte ideale.

Punon në nivele shumë të ulëta të zhurmës.

Megjithëse frigoriferët e Rinj Pa Brymëë janë të pajisur me tre ventilatorë për ftohje, ata janë shumë të qetë. Niveli i zhurmës është rreth 40 dBA.

I pajisur me alarm për 'derën e hapur'.

Kur dyert e frigoriferit lihen të hapura për më tepër se 1 minutë, aktivizohet alarmi akustik, që ju kujton të mbyllni dyert.


Ndarësja Shumëzonëshe

  • Kjo ndarëse që është e përfshirë në frigoriferët krahpërkrah Beko 4+ dhe që ka një kapacitet prej 77 litrash mund të transformohet në një frigorifer apo ngrirës me një çelës të vetëm.
  • Mund të vendoset në vlerën e dëshiruar të temperaturës midis 24 and +10 °C.
  • Mishrat e ngrirë në -6 °C mund të ruhen në këtë gamë të gatshme për t'u prerë dhe gatuar në çdo kohë.

Ndarësja e Përzgjedhjes & Ftohjes

Kjo ndarëse e veçantë e cila mund të vendoset në 4 temperatura të ndryshme ju lejon të ruani ushqimet e ndryshme në temperatura të ndryshme.

Panel kontrolli elektronik me buton me prekje

Me panelin e kontrollit elegant dhe me buton me prekje, të gjitha përcaktimet mund të bëhet në mënyrë elektronike me një prekje të lehtë.

Ndarësja e Ngrirjes me Freski

Meqë struktura qelizore e mishit që ngrihet shumë shpejt në këtë ndarëse të veçantë të ngrirjes nuk prishet, ai nuk e kullon ujin e tij më vonë dhe e ruan freskinë kur shkrihet.

Multi-Fluks

Sigurohet një ftohje më e balancuar falë sistemit Multi-Fluks i cili e fryn ajrin në secilin raft.

Ndarësja e Ngrirjes me Freski

Në frigoriferët Pa Brymëë, efekti i borës, akullit apo kondensimit nuk ndodh në ngrirës. Shkrirja është e automatizuar. Meqë ajri i ftohtë qarkullon nëpërmjet një ventilatori, performanca e ftohjes është më e lartë se në frigoriferët Pa Brymë.

Ventilatori Turbo

Sigurohet një performancë më e lartë ftohjeje nga shpërndarja e balancuar e temperaturës së brendshme e cila sigurohet nga ventilatori turbo i cili është i vendosur në ndarësen e frigoriferit në frigoriferët statikë me dopio dyer.


Higjiena dhe Freskia

Sistemi i mbrojtjes me jonizues

I spërkat jonet e ngarkuara negativisht në frigorifer për të çaktivizuar bakteriet në ajër dhe zgjat jetën e ushqimeve nëpërmjet ajrit të freskët që krijon brenda frigoriferit. Ajri i ftohtë dhe i pastër futet në frigorifer nëpërmjet avulluesit. Ajri i pastër dhe i freskët që del kalon nëpër ushqime dhe ndotet pasi kombinohet me bakteret dhe mikrobet e ushqimeve. Ajri i ndotur hyn në tubin e kthimit të ajrit. Ai kalohet në këtë tub nëpërmjet jonizuesit dhe filtrit dhe kthehet sërish në ajër të pastër.

Sistemi i filtrimit të erërave antibakteriale

Falë veshjes së veçantë të filtrit, kjo teknologji parandalon krijimin e bakterieve që shkaktojnë erëra të pakëndëshme. Shmanget përzierja e erërave të ushqimeve me njëra-tjetrën.

Mbyllja antibakteriale e dyerve

Falë shtesës antibakteriale, parandalohet krijimi i bakterieve dhe mykut në sipërfaqjen e mbylljes.

Dorezat antibakteriale të derës

Falë lyerjes antibakteriale që parandalon krijimin e bakterieve, sigurohet mbrojtje higjienike në dorezën e derës.

Teknologjia Drita Blu

Me sistemin Drita Blu pas kutisë së perimeve, perimet vazhdojnë të kryejnë procesin e fotosintezës sikur të ishin ende në natyrë. E mban raportin e Vitaminës C të frutave dhe perimeve në një nivel të caktuar.

Kutitë e perimeve me nivel të rregullueshëm të lagështisë

Perimet me gjethe të gjelbërta që prishen shpejt mund të ruhen për një kohë më të gjatë në kutitë e tejdukshme të perimeve me vëllim të madh, niveli i lagështisë së të cilave mund të rregullohet me qëllim që të balancojë normën e brendshme të lagështisë.

Klasi me 4 yje

Të gjithë frigoriferët Beko janë të klasit me 4 yje që mund të ngrijnë deri në -18 °C. Vetëm frigoriferët e klasit me 4 yje janë të përshtatshëm për të ngrirë ushqimet e freskëta.


Zbatimet Mjedisore

Dy sistemet e ndara të ftohjes që funksionojnë në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri në ndarëset e frigoriferit dhe ngrirësit ofrojnë avantazhe shtesë.

Konsumi i ulët i energjisë

Frigoriferët Beko, të cilët kanë një performancë energjie të lartë të klasit A+ kursejnë 15% më shumë energji krahasuar me Klasin A.

Gazi ftohës Mjedisor

Në frigoriferët Beko përdoren gazra ftohës të cilët nuk e dëmtojnë shtresën e ozonit dhe mjedisin.

Materialet e riciklueshme

Në frigoriferët Beko përdoren materiale të riciklueshme që nuk e dëmtojnë mjedisin.

Funksioni Eco-Fuzz

Nëse dera e frigoriferit nuk hapet për 6 orë pasi të keni përzgjedhur këtë funksion, Eco-Fuzzy vihet në punë automatikisht për të ofruar kursim shtesë të energjisë.

Funksioni për Pushime

Nëse përzgjidhet ky funksion, punon vetëm ndarësja e ngrirësit për të ofruar kursim të energjisë.

Karakteristika të Zgjuara Që Do Ta Bëjnë Të Lehtë Jetën Tuaj

Funksioni i Ngrirjes së Shpejtë

Ky është një funksion i ngrirjes së shpejtë ku temperatura bie në -27 °C.

Funksioni i Frigoriferit të Shpejtë

Ky është një funksion i frigoriferit të shpejtë ku temperatura bie në -1 ℃.

Ndriçimi LED

LED/Modelet e pajisur me ndriçimin e bardhë LED ofrojnë një ndriçim më të fortë dhe më efektiv brenda frigoriferit.

Ndarëset e Ushqimit të Lehtë

Këto janë ndarëse të veçanta të cilat janë të përshtatshme për të ruajtur ushqime të lehta dhe sallamra.

3 kuti ruajtjeje të lëvizshme

Kjo ndarëse treshe me një mekanizëm rrëshkitës majtas ose djathtas dhe e vendosur nën derën e raftit për të kursyer hapësirë ju lejon që të ruani në mënyrë praktike ushqime ose artikuj kozmetikë në paketime të vogla.

Kutitë e rrotullueshme të perimeve

Është shumë e lehtë për të kapur perimet dhe frutat të vendosura në pjesën më të largët të kutisë rrotulluese të perimeve e cila është projektuar duke marrë në konsideratë rastet kur dera e frigoriferit nuk mund të hapet plotësisht. Edhe kur kutia e perimeve lihet e hapur, dera ka karakteristikën që ta mbyllë automatikisht kutinë e perimeve.

Fisheku i prodhimit të akullit

Siguron mbushjen me lehtësi të ujit në makinat e prodhimit të akullit pa e derdhur atë.

Mbajtësi horizontal i shishes

Mbajtësja horizontale e shishes së kromit, e cila mund të hiqet sipas dëshirës, ofron kursim maksimal të hapësirës.

Rafti rrëshikës i gotave

Rafti rrëshkitës i gotave tërhiqet drejt përpara si një sirtar për të kapur me lehtësi ushqimet në pjesën e pasme. Për më tepër, lëngjet që derdhen në raft nuk rrjedhin poshtë

Sirtari teleskopik

Ndarësi i thellë i ngrirësit në formë sirtari teleskopik, me shina, voluminoz dhe ergonomik ofron kapacitet maksimal të ngrirjes. Falë mundësisë së tij të heqjes, ai mundëson pastrim të lehtë. Ushqimet mund të organizohen në mënyrë komode nëpërmjet ndarëseve të rregullueshme nëpër sirtarë.

Modeli inoks kundër gjurmëve

Në sipërfaqen e derës nuk mbeten gjurmë gishtërinjsh falë një veshjeje të veçantë të pllakës së paoksidueshme të çelikut të derës.

Drejtim i ndryshueshëm i dyerve

Drejtimi i punës së derës mund të ndryshohet në të majtë apo në të djathtë në varësi të kërkesave.

Sipërfaqe e pasme e sheshtë

Sipërfaqja e pasme e sheshtë e frigoriferëve Pa Brymë ofron një pamje të pastër dhe të lehtë për t'u pastruar.