Dil İkonları
Enelareseve

Zgjedhjet e Zgjuara të Enëlarëseve Beko që Lehtësojnë Jetën Tuaj

Butoni me Një Prekje

Makineria juaj do të analizojë gjendjen nëpërmjet sensorëve të zgjuar dhe do të vendosë programin më të mirë të larjes që mund të përdoret. Ofron performancën maksimale të larjes duke përdorur 11 sensorë të veçantë vetëm me një prekje.

Funksioni i Detergjentit Tabletë

Në rastin e përdorimit të detergjentëve tabletë, mund ta lejoni makinerinë tuaj që të bëjë përcaktimet e nevojshme dhe të rrisë performancën e larjes duke përzgjedhur këtë funksion.

Tharja me Ventilator

Ky sistem ventilimi aktiv i cili e rrit fluksin e ajrit, rrit gjithashtu performancën e tharjes dhe ftoh enët tuaja deri në një temperaturë që të mund ti prekni pas larjes.

Tharja me Ventilator

Programi i larjes automatike ofron kushtet optimale të larjes për enët tuaja duke përdorur sensorët.

Programimi i kohës

Kur jeni në gjumë apo nuk jeni në shtëpi, ky program nis të lajë enët tuaja në kohën që keni specifikuar.

Kyçja për fëmijët

Parandalon ndërprerjen gabimisht të një programi që është në punë dhe siguron që përcaktimet e përzgjedhura të mos ndryshojnë.

Sensorët e nivelit të ndotjes

Ofron performancën maksimale të larjes duke zbuluar shkallën e notjes së enëve dhe duke e mbajtur konsumin e ujit dhe energjisë në nivelin optimal.

Sensori i Ngarkimit

Rregullon sasinë e ujit që do të përdoret sipas sasisë së rrobave për të siguruar kursim. Parandalon çuarjen dëm të ujit.

Sensori i fortësisë së ujit

Ndërsa mbron si makinerinë ashtu dhe enët tuaja nga gëlqerja, bën rregullimin optimal të fortësisë së ujit që do të rrisë performancën e larjes.

Funksioni shumë i shpejtë

Shkurton me 25% kohëzgjatjen e të gjitha programeve pa e ndryshuar performancën e larjes.

Shporta e Vogël

Shporta e tretë rrëshkitëse ju ndihmon që ti lani në mënyrë të sigurt enët tuaja.

Rregullimet e lartësisë

Lartësia e shportës së sipërme e cila mund të rregullohet edhe kur është e mbushur plot, mund të ulet për t'ju lejuar që të keni hapësirën e mjaftueshme për gotat tuaja të gjata ose mund të ngrihet për t'ju lejuar të keni hapësirë të mjaftueshme në shportën e poshtme për tenxheret tuaja të thella.

Telat që përthyhen

Telat që përthyhen do të plotësojnë kërkesat tuaja për hapësirë më të gjerë në shportën e poshtme.

Raftet e filxhanëve

Falë rafteve të filxhanëve me lartësi që rregullohet, mund të lani në mënyrë të sigurt më shumë filxhanë ose mund ti ngrini për të fituar më shumë hapësirë për gotat tuaja të gjata.