Dil İkonları
Udhezime Blerjeje per Makinat Larese
  • Shpejtësia e centrifugimit është një nga treguesit kryesorë për t'u marrë në konsideratë para se të blini një makinë larëse. Rrotullimi për Minutë (rpm) tregon sa herë rrotullohet kazani për një minutë. Kjo shpejtësi rrotullimi rritet kur bëhet centrifugimi dhe arrin shpejtësinë e treguar. Kur e arrin këtë shpejtësi, rrobat tuaja do të dalin të thata nga makineria. Sa më të larta RPM, aq më të thata do të dalin rrobat.

  • Nëse mjedisi i tharjes është i lagësht apo i thatë, apo temperaturat mesatare janë më të ulëta apo më të larta, do të ndikojë drejtpërdrejt në kohën e tharjes së rrobave tuaja. Prandaj, duhet të merrni në konsideratë gjithashtu edhe kushtet e treguara të mjedisit me qëllim që të zgjidhni shpejtësinë e saktë të centrifugimit të makinës suaj larëse.

  • Nëse kërkoni një makinë larëse që të punojë me një lloj energjie alternative, e tillë si energjia diellore, mund të parapëlqeni makinën larëse me marrje dyfishe të ujit. Këto makineri ofrojnë një alternativë tërheqëse për konsumatorët tanë duke përdorur energjinë alternative (diellore) përveç ngrohjes qëndrore apo ngrohësve combo. Makina juaj larëse me marrje dyfishe të ujit mund të marrë drejtpërdrejt ujë të ngrohtë nga rubineti në vend që ta ngrohë ujin (pra, duke shmangur konsumin e energjisë shtesë).

  • Nëse higjiena është e rëndësishme për ju, mund të parapëlqeni produktet me funksionin Higjienë/Bebe.

  • Nëse nuk mund të kaloni shumë orë në shtëpi, mund të zgjidhni modelet me një Program Kohëmatësi që ta nisni larjen në një kohë të programuar.

  • Nëse dëshironi të ndiqni me lehtësi të gjitha hapat e programit të larjes, mund të zgjidhni modelet me ekran LCD që shfaqin kohën e programit dhe hapat deri në fund.

  • Nëse dëshironi të lani lehtësisht sasi të mëdha rrobash, mund të zgjidhni modele me Programin për Shtresat e Krevatit i cili mundëson larjen e artikujve voluminozë si jorganët dhe mbulesat e krevatit.

  • Për ta përshtatur me pajisjet tuaja të tjera elektroshtëpiake dhe mobiljet, mund të parapëlqeni ngjyra të ndryshme të tilla si e bardha, grija dhe gështenja.