Dil İkonları
Udhezime Blerjeje per Furrat
  • Gjëja e parë që duhet të kontrollohet gjatë blerjes përfshin izolimin e mirë të nxehtësisë dhe elektricitetit në furrë. Ndarësja e sobës dhe furrës duhet të jenë të lehta për t'u fshirë për të siguruar higjienën. Zona e gatimit me smalt dhe e lëmuar është avantazh për pastrim higjienik.

  • Nëse dëshironi të kontrolloni gatimin pa e hapur derën e sobës, mund të parapëlqeni produktet me derë xhami. Produktet me derë xhami ofrojnë përparësi në pastrimin higjienik dhe parandalojnë humbje të panevojshme të nxehtësisë kur kontrollojmë gjellët për të cilat nuk është e nevojshme që dera të hapet.

  • Nëse për ju është i rëndësishëm përdorimi i lehtë, aksesorët e ndryshëm, raftet teleskopike dhe këmbët e rregullueshme do të jenë një përparësi për lehtësinë në përdorim.

  • Nëse për ju është e rëndësishme siguria , mund të zgjidhni modelet me sigurinë e gazit të cilat e ndalojnë fluksin e gazin kur flaka del jashtë për ndonjë arsye.

  • Nëse dëshironi të piqni në furrën tuaj, mund të parapëlqeni furrat statike. Furrat statike kanë elementë ngrohës të sipërm dhe të poshtëm. Vënia në punë e të gjithë elementëve mundëson gatmin ndërsa elementi i sipërm përdoret për pjekjen.

  • Nëse kërkoni një furrë që e shpërndan në mënyrë të njëjtë ajrin rreth rafteve, mund të zgjidhni furrat me turbo. Furrat me turbo kanë një ventilator me turbo dhe një element ngrohës në murin e pasëm. Ky ventilator e drejton ajrin e nxehtë në mënyrë të njëjtë rreth rafteve dhe siguron gatim të njëjtë të ushqimit.

  • Nëse dëshironi të keni si karakteristikën Statike, ashtu edhe atë Turbo të furrës, mund të zgjidhni furrat multifunksionale. Furrat multifuksion kanë si elementë të sipërm, ashtu edhe të poshtëm ngrohjeje dhe gjithashtu një element shtesë dhe një ventilator në murin e pasëm. Prandaj, ju lejon që të gatuani me cilën karakteristikë të dëshironi.

  • Nëse dëshironi të gatuani me ose pa ventilator si mundësi zgjedhjeje, mund të zgjidhni furrat Elektrike me turbo. Në furrat Elektrike me turbo, ajri ngrohet nëpërmjet elementëve ngrohës të sipërm dhe të poshtëm dhe shpërndahet nga ventilatori.

  • Nëse kërkoni një furrë që ju lejon kontroll të lehtë të nxehtësisë, mund të parapëlqeni furrat elektrike. Megjithatë, duhet të konsideroni klasifikimin e energjisë kur doni të blini një furrë. Parapëlqimi i klasit A të energjisë do ta mbajë konsumin mesatar të energjisë rreth 0.62 kWh.

  • Nëse ju nevojitet në furrë dhe sobë me një madhësi jo-standarde, mund gjithashtu të zgjidhni modele me sobë elektrike apo modele të ngushta apo të gjera.

  • Për ta përshtatur me pajisjet e tjera elektroshtëpiake, mund të parapëlqeni ngjyra të ndryshme të tilla si e bardha, grija dhe inoksi.