Dil İkonları
Küçük Ev Aletleri Pratik Bilgiler MY
  • Tek mikserat, pajisjet përzierëse duhet të instalohen në vendet e duhura siç shënohet, në të kundërt pajisja do ta tërheqë brumin sipër në vend që ta çojë poshtë.
  • Pasi të vini në punë BKK 2144 me shpejtësinë e duhur (1 dhe 2) siç tregohet në manualin e përdormit, veprimi i shtrydhjes duhet të fillojë 10 sekonda më vonë. Në të kundërt, produkti mund të ndalojë punën sepse nuk do të arrijë shpejtësinë e tij të plotë.
  • Në shtrydhësit e agrumeve dhe të frutave, filtri duhet të vendoset në mënyrë të sigurt në vendin e tij.
  • 1Probleme me Çajnikët dhe Makineritë e Çajit
    • Për të ulur gërryerjen që mund të ndodhë si pasojë e gëlqeres në përmbajtjen e ujit, çajniku duhet të pastrohet me uthull ose lëng limoni të paktën një herë në 3 muaj.
    • Uji nuk duhet ta kalojë shenjën e nivelit maksimal të ujit.
    • Nëse pajisja vihet në punë pa kapak ose ibrik çaji, ajo do të punojë në mënyrë të vazhdueshme.
    • Në makineritë e çajit me ngrohës me dy qarqe, një ngrohës 1850 W zien ujin në çajnik; nëse shtypet butoni 'mbaj të nxehtë', 185 W nxehtësi do të kalojë për të mbajtur ujin të nxehtë, prandaj energjia do të kursehet në shkallë të lartë.
    • Produktet tona kanë një sistem sigurie kundër punimit pa ujë. Kjo karakteristikë, që nuk gjendet në asnjë prej produkteve të konkurrentëve, parandalon rrezikun e zjarrit.
    • Në makineritë e çajit, mbajtja e ujit të nxehtë sigurohet me sistemin e dyfishtë të nxehjes.
    • Në makineritë e çajit, njësitë e veçanta të kontrollit përdoren për të zgjatur jetën e produktit.
  • 2Pastrimi dhe Përkujdesja për Pllakat e Thekëses së Bukës
    • Hiqeni nga priza pajisjen në fund të gatimit, lëreni pllakën e sipërme të gatimit hapur dhe lëreni pajisjen të ftohet.
    • Hiqini pllakat e gatimit pasi të jenë ftohur.
    • Lajini me dorë pllakat e gatimit me qëllim që të shmangni dëmtimin e tyre. Mos i lani asnjëherë me enëlarëse.
    • Mbajini pllakat e shkëputura të gatimit në ujë të ngrohtë për rreth 5 minuta dhe pastaj, pastroni ndonjë copë ushqimi në sipërfaqet e tyre me një sfungjer të butë. Mos përdorni objekte të forta apo kimikate gërryese për pastrim.
    • Mund të përdorni krëhër pastrimi të dedikuar për të pastruar pllakat e gatimit. Mos e shtypni krëhërin e pastrimit në mënyrë që të gërvishtni pllakat e gatimit dhe mos e përdorni në sipërfaqe të nxehta.
    • Gërvishtjet e vogla që mund të ndodhin në sipërfaqe mund të shkaktojnë ngjitjen e ushqimit. Në raste të tilla përpiquni ti hiqni pjesët e ngjitura duke përdorur disa pika vaji.
    • Mos i pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes suaj me objekte pastrimi me majë dhe të forta.
  • 3Parimet e Punës së Tharëseve të Flokut

    Tharëset e Flokut marrin ajër nga pjesa e pasme e pajisjes dhe e ngrohin nëpërmjet një motori dhe rezistence (ngrohës); pastaj e dërgojnë ajrin e ngrohtë për të tharë flokun.

  • 4Parimet e Punës së Krëhërave për Stilimin e Flokut

    Krëhërat për Stilimin e Flokut konsumojnë më pak energji krahasuar me Tharëset e Flokut. Për të përdorur këto produkte, konsumatorët përgjithësisht nuk kanë flokë shumë të gjatë e të dendur. Këto produkte e stilojnë flokun ndërsa thahet dhe nuk mundësojnë të drejtuarit, prandaj nuk rekomandohen për flokë të dendur që ngrihen shpejt.

  • 5Parimet e Punës së Drejtuesve të Flokuts

    Drejtuesi i Flokut vepron mbi parimin e drejtimit të flokut nëpërmjet dy pllakave të nxehta drejtuese (përgjithësisht këto pllaka janë të veshura me qeramikë ose alumin ose vetëm një pllakë qeramike). Pllakat nxehen nëpërmjet reziztencës prapa pllakave.

  • 6Parimet e Punës së Shufrave për Kaçurrela

    Shufra për Kaçurrela përbëhet nga një trup i gjatë dhe i hollë me qarqe elektrike ose elektronike dhe një shufër drejtuese e nxehtë që është e veshur me qeramikë. Shufra nxehet nëpërmjet rezistencës së brendshme. Floku mbështillet rreth kësaj shufre dhe stilohet nëpërmjet ngrohjes së flokut dhe pritjes.

  • 7Karakteristikat e Hekurave
    • Karakteristika e jonit: Elektriciteti statik në flokë parandalohet nëpërmjet lëshimit të joneve negative, dhe pas kësaj sigurohet lagështia e balancuar.
    • Kundër – pikimit: Kjo karakteristikë e parandalon hekurin që të pikojë ujë kur është i ftohtë
    • Vetë-pastrues: Pastron mbetjet dhe mineralet e grumbulluara në dhomëzën e avullit
    • Kundër – Skories: Fisheku i integruar kundër-skorie në depozitën e ujit ndihmon në uljen e krijimit të gëlqeres që zgjat jetën e produktit.
    • Fikje automatike: Në rast se harroni ta hiqni hekurin nga priza, sistemi e ndërpret qarkun kur është në gjendje prehjeje.