Dil İkonları
Keshilla per Furrat e Inkorporuara
  • 1KËSHILLA PËR PËRDORIMIN E FURRAVE TË INKORPORUARA
    • Furrat mund të përdoren në dy mënyra kryesore për të gatuar.
    • Për të pjekur: Gatimi i ushqimit duke shpërndarë ajrin e nxehtë nëpërmjet elementit të nxehjes Skarë: Gatimi duke lëshuar ajrin drejtpërdrejt me elementin e sipërm
    • Përshpejtuesi mund të vendoset vetëm kur furra është në punë. Përshpejtuesi nuk mund të përzgjidhet në funksionet e gatimit të Shkrirjes, gatimit të Ngadaltë dhe me temperaturë të Ulët. Përcaktimet për përshpejtuesin do të anulohen në rastin e ndërprerjes së energjisë elektrike.
    • Mos ngrohni enë të mbyllura dhe kavanozë qelqi në furrë. Presioni që mund të krijohet në kavanoz mund ta shpërthejë atë.
    • Nuk duhet të vendosni tabaka për pjekje, pjata apo fletë alumini direkt në pjesën e poshtme të furrës. Grumbullimi i nxehtësisë mund të dëmtojë pjesën e poshtme të furrës.
    • Largohuni kur hapni derën e furrës pasi mund të dalë avull.
    • Përdorni enë gatimi me ngjyrë të errët ose të veshura me smalt sepse transmetimi i nxehtësisë do të përmirësohet.
    • Gjatë gatimit, kryeni një punë parangrohjeje nëse këshillohet në manualin e përdorimit apo udhëzimet e gatimit.
    • Shkrijini ushqimet e ngrira përpara se ti gatuani.
    • Mund të kurseni energji nëse e fikni furrën disa minuta më parë (Dera e furrës nuk duhet të hapet).
    • Gatimi 3D është një gjeneratë e re në teknologjinë e gatimit profesional që mundëson veprimin e të gjithë ngrohësve të furrës në të njëjtën kohë. Gatimi 3D siguron shpërndarje të barabartë e nxehtësisë në furrë nëpërmjet veprimit të ngohësve të poshtëm, të sipërm dhe turbo në të njëjtën kohë. Në këtë mënyrë, ju mund të gatuani 3 gjellë të ndryshme në të njëjtën kohë pa patur rrezikun e përzierjes së aromave dhe shijeve.
    • Gatimi i përsosur ndonjëherë kërkon durim. Funksioni i gatimit të ngadaltë siguron që ushqimi të qëndrojë i lëngshëm, i shijshëm dhe të ruajë vlerat e tij ushqyese. Nëse dëshironi që ta bëni me pak më tepër kore, skara e vogël është ideale për ta përfunduar gatimin.
    • Në Metodën Pica, ngrohja e ngadaltë, ventilatori dhe ngrohësi turbo veprojnë njëkohësisht për të siguruar kushtet më të përshtatshme për pjekjen e picës.
    • Pjekja Statike, me ngrohësit e poshtëm dhe të sipërm, ofron funksionin e gatimit tradicional për pasta si keku, tortat dhe biskotat.
    • Në Pjekjen me Ndihmën e Ventilatorit (Statike + Ventilatori); nxehtësia e krijuar nga ngrohësit e poshtëm e të sipërm shpërndahet në mënyrë të barabartë në furrë nëpërmjet ventilatorit. Kjo siguron që ushqimi të gatuhet në mënyrë të njëjtë për më pak kohë.
    • Gatimi me Ventilator (Turbo) mundëson gatimin e pastave në mënyrën më të mirë dhe duke gatuar 3 tabaka njëherësh. Duke e shpërndarë nxehtësinë në mënyrë të barabartë, ngrohja me ventilator siguron që pjata të gatuhet e gjitha në mënyrë proporcionale.
    • Në Skarë+Ventilator, ventilatori e shpërndan nxehtësinë e skarës në mënyrë të njëjtë brenda furrës. Prandaj, peshku, fileto e pulës apo bifteku i prerë do të jenë të lëngshëm brenda dhe me kore jashtë.
    • Metoda e Skarës është ideale për pjekje të shpejtë. Falë kësaj karakteristike, ju mund të përgatisni ushqim të thekur vetëm duke i vënë kore pjesës së sipërme.
    • Opsioni i skarës së vogël është ideal për të pjekur racione të vogla. Me skarën e vogël ngrohet vetëm pjesa e mesme e ngrohësit të sipërm. Prandaj, ju nuk çoni dëm energji dhe nxehtësi.
    • Ngrohësi i poshtëm i fshehur është ideal për të pjekur pjesën e poshtme të ushqimit tuaj.
    • Në meodën e Shkrirjes/Ftohjes, ngrohësi nuk është në punë gjatë shkrirjes. Punon vetëm ventilatori për të qarkulluar ajrin në furrë. Ushqimi i ngrirë shkrin në temperaturën e ambientit dhe ushqimet e nxehta të gatuara tashmë ftohen.
    • Me metodën Mbaj të Ngrohta, ju ose mund ti ngrohni pjatat dhe filxhanët para se ti përdorni, ose mund ta mbani ushqimin të ngrohtë. Kjo karakteristikë është e dobishme gjithashtu kur përgatisim kos ose maja buke.   Temperatura e gatimit mund të vendoset midis 40 °C dhe 100 °C me ndarje +/- 5 °C.