Dil İkonları
Këshilla për Frigoriferët
  • 1Ushqimi i Mbetur

    Mishi i freskët duhet mbahet në frigorifer për ca kohë që të bëhet më i butë.

  • 2Paketimi
    • Mbulojeni ushqimin me materiale paketuese të përshtatshme për frigorifer dhe në mënyrë hermetike.
    • Faqja e errët e fletës së aluminit duhet të prekë ushqimin. Faqja e shndritshme mund të oksidohet.
    • Mbështillini enët pa mbyllëse me fletë dyshe (pjesa e shndritshme të jetë jashtë) dhe lidhini me një shirit elastik.
    • Tregoni kujdes ndaj datës së skadencës së ushqimeve të ngrira të paketuara.
    • Krijimi i një liste me numrat e paketimeve, llojeve të ushqimit dhe datës së ruajtjes do ta bëjë më të lehtë kontrollin e ushqimit në ndarësen e thellë të ngrirësit.
    • Mund të ngrini në mënyrë të sigurtë ushqimin tuaj hermetikisht duke përdorur mbështjellëse plastike, mbështjellëse plastike kundra ujit apo qese polietilieni.
  • 3Konsiderata kur ftohni ushqimin
    • Temperatura e ndarëses së frigoriferit duhet të jetë 2-3 °C.
    • Ju lutemi ruajini patatet, qepët, kungujt dhe hudhrat në një vend të freskët, të thatë dhe të errët; jo në frigorifer.
    • Mund të ruani erëzat dhe bimët barishtore në ndarësen e frigoriferit. Kur blihen të pa vendosura në tokë, ato mund të ruhen në frigorifer deri në 1 vit.
    • Ruajini frutat dhe perimet tuaja pa i prerë dhe pa i larë në ndarëset e perimeve me lagështi të lartë, dhe në qese të pastra me vrima që ti lejojnë të marrin ajër. Mos përdorni asnjëherë qese plastike të zeza.
    • Është e dobishme që ti ruani frutat dhe perimet në ndarëse të veçanta. Frutat që prodhojnë gaz etileni (kajsitë, bananet, nektarinat, dardhat, kumbullat, domatet) dhe perimet që janë të ndjeshme ndaj këtij gazi (brokoli, lakrat, karrotat, trangujt, bishtajat, piperi, marulet) nuk duhet të mbahen bashkë.
    • Mishi i freskët, sallamrat e prera, peshku dhe mishi i pulës duhet të ruhen në frigorifer menjëherë pas blerjes; ato nuk duhet të lihen jashtë.
    • Mos vendosni ushqim me lagështi në pjesën e pasme të frigoriferit tuaj. Ato mund të ngrijnë kur bien në kontakt me ajrin e ftohtë. Prandaj, ruajeni ushqimin tuaj me lagështi në enë të mbyllura për të shmangur ngrirjen.
  • 4Konsiderata për ngrirjen e ushqimit
    • Temperatura e ndarëses së ngrirësit duhet të jetë të paktën -18 °C ose më pak.
    • Vetëm frigoriferët me ngrirës të thellë me 4 yje janë të përshtatshëm për të ngrirë ushqime të freskëta.
    • Meqë ushqimet e lëngshme do të zgjerohen me 1/10 kur ngrijnë, shmangni mbushjen e filxhanit deri në grykë.
    • Fillimisht ftohni ushqimin në frigorifer përpara se ta ngrini.
    • Mos e ngrini asnjëherë rishtazi një ushqim të shkrirë.
    • Mos e vendosni ushqimin e ngrirë më parë në ngrirës ngjitur me ushqimin e ri.
    • Mos ngrini një sasi të madhe ushqimi në të njëjtën kohë. Duke e ngrirë ushqimin në mënyrën më të shpejtë të mundshme, mund ta ruani më së miri cilësinë e ushqimit.
  • 5Ngrirja e Mishit
    • Shmangni ngrirjen e produkteve të skuqura apo të produkteve të bukës.
    • Ngrirja e vajit është më e vështirë se e proteinave dhe karbohidrateve; dhe jeta e tyre e ruajtjes në një ngrirës të thellë është më e shkurtër. Prandaj, ju duhet ta hiqni dhjamin nga bifteku i prerë etj. që ti ruani ato për më gjatë në ngrirësin e thellë.
    • Rekomandohet që mishin ta ngrini në një ose dy copa në një qese pasi ti vendosni pak vaj ulliri çdo cope mishi.
  • 6Ngrirja e mishit të pulës dhe të mishit të egër
    • Copat e vogla të mishit të pulës duhet të paketohen si një e tërë kurse të mëdhatë duhet të paketohen në copa.
    • Mishi i egër duhet të pritet në copa 24 orë pasi të jetë therur.
    • Meqë mund të ruani mishrat me vaj të shtuar për 3 muaj dhe mishrat pa vaj të shtuar për 12 muaj, është më mirë që të shtoni vaj pasi të keni shkrirë mishrat.
  • 7Ngrirja e peshkut
    • Nëse është më shumë se 1 kg, priteni peshkun në copa dhe pastrojeni për ta bërë gati për ngrirje dhe lëreni 1-2 orë në ngrirës përpara se ta paketoni. Pasi të ketë ngrirë, zhyteni peshkun të kthyer përmbys në ujë të ngrirë me qëllim që të krijohet një shtresë akulli mbi të; pastaj, paketojeni menjëherë peshkun.
    • Më mirë, paketojeni peshkun me fletë alumini dhe sigurohuni që të mos ketë ajër brenda.
    • Përpara se të hiqni paketimin e peshkut të ngrirë, shkrijini në ndarësen e frigoriferit ose gatuajini kur të jenë plotësisht të ngrira.
    • Prodhimet e detit do ta ruajnë freskinë e ditës së parë dhe vlerat ushqyese nëse ngrihen me metodën me shok.
  • 8Ngrirja e perimeve
    • Perimet e sezonit mund të ngrihen me metodën me shok. Kjo metodë ruan ngjyrën, shijen, aromën dhe përmbajtjen e vitaminës C të perimeve.
    • Metoda me shok:
    • Valojini perimet në ujë të nxehtë për 1-2 minuta. Menjëherë, futini në ujë të ngrirë për një minutë. Thajini dhe vendosini perimet në një tabaka, jo sipër njëri-tjetrit, dhe vendosini në këtë mënyrë në ngrirës. Pasi të jeni të sigurt që perimet kanë ngrirë, ruajini në qese plastike ose enë hermetike.
    • Brokoli, piperi, bizelet, spinaqi, misri i ëmbël dhe kungulli mund të ngrihen me metodën me shok.
    • Kohët e gatimit të perimeve të ngrira janë 1/3 herë më të shkurtra kur krahasohen me perimet e freskëta.
    • Bizelet nuk do ta humbasin shijen e tyre të vërtetë nëse ngrihen brenda 2.5 orësh pasi janë marrë nga fusha.
    • Meqë trangujt, marulet, marulet me kokë dhe perimet e papërpunuara apo tejpjekura përmbajnë shumë ujë, ato nuk janë të përshtatshme për ngrirje.
    • Perimet e ngrira duhet të gatuhen të pa shkrira në ujë të valuar ose vaj.
    • Puretë e ngrira të perimeve duhet të lihen të shkrijnë ngadalë përpara se të gatuhen.
    • Perimet e shkrira duhet të përdoren menjëherë dhe nuk duhet të ngrihen sërish asnjëherë.
    • Nëse gatuhen në një mikrovalë me avullin e tyre, perimet në qese të veçanta nuk i humbasin vlerat e tyre ushqyese.
    • Perimet e ngrira në paketime me vakuum ruajnë freskinë e ditës së tyre të parë.
  • 9Ngrirja e frutave
    • Disa fruta vazhdojnë të piqen edhe pasi janë këputur. Dhe kjo përcakton kushtet e ruajtjes së frutit. Vetëm frutat e pjekura mund të ngrihen. Nëse nuk janë pjekur plotësisht, frutat duhet të ruhen në temperaturën e ambientit. Nëse fruti nuk vazhdon të piqet pas këputjes, ai duhet të ruhet në frigorifer.
    • Nëse frutat janë shumë të pjekura, mund ti ngrini ato pure, duke i prerë pjesët e kalbura dhe duke i shtuar pak lëng limoni që ti përdorni më pas tek ëmbëlsirat.
    • Frutat e ngrira mund të hahen të papërpunuara ose të përdoren për marmalatë, komposto apo torta pas shkrirjes.
    • Nëse ngrihen duke i shtuar sheqer, frutat ruajnë aromën dhe shijen pasi të kenë ngrirë. Nëse i shtoni sheqer, mund ti ngrini frutat në kuti plastike; nëse nuk i shtoni sheqer, mund të përdorni qese plastike që janë të përshtatshme për ngrirësin.
    • Duhet të siguroheni që kutia ka disa hapësira boshe sepse frutat e ngrira zgjerohen.
  • 10Ngrirja e ushqimit të gatuar
    • Sigurohuni që ushqimi që do të ngrihet nuk është shumë djegës. Disa erëza ndryshojnë shije dhe thartohen kur ruhen për një kohë të gjatë
    • Koha e ruajtjes së ushqimit varet nga loji i vajit të përdorur.
    • Vajrat/Yndyrat e përshtatshme: Margarinë, yndyrë viçi, vaj ulliri dhe gjalpë.
    • Vajrat/Yndyrat e papërshtatshme: Vaji i arrave dhe dhjami i derrit.
  • 11Ngrirja e pastave
    • Tortat e papjekura, keku me krem, embëlsirat me petë, keku dhe brumi janë të përshtatshme për ngrirje.
    • Të gjitha keket me krem duhet të ngrihen të freskëta. Nëse janë të ngrohta, mund të merrni rezultate më të mira.
    • Xhelatina, marmalata dhe frutat duhet të përdoren vetëm pasi të jenë shkrirë plotësisht me qëllim që të parandaloni zbutjen e kremit të kekut dhe vetë kekut.
    • Është më e përshtatshme të përdorni kuti ruajtjeje për të ngrirë kekun.
    • Meqë brumi është i vështirë për t'u hequr nga fleta, fleta e aluminit nuk rekomandohet.
    • Nëse keku me krem i shkrirë ngrohet me temperaturën 150-200 ºC për 5-10 minuta, ai do të jetë më i freskët se ai që ka shkrirë në temperaturën e ambientit dhe kjo gjithashtu e ruan aromën e tij.
  • 12Ngrirja e produkteve të bulmetit dhe vezëve
    • Qumështi dhe vaji bimor nuk janë të përshtatshëm për ngrirje. Gjalpi mund të ruhet në ngrirës.
    • Vezët nuk mund të ruhen me lëvozhgat e tyre. E verdha dhe e bardha e vezës mund të ngrihen të ndara ose të përziera plotësisht. Duhet ti shkrini vezët e ngrira në frigorifer dhe ti përdorni menjëherë.
    • Nëse blihet në copa të mëdha, djathi duhet të pritet në copa të vogla dhe të ngrihet me racione për të shmangur mykjen.
    • Djathi i ngrirë më vonë mund të grihet dhe të përdoret për gatim.
  • 13Shkrirja e ushqimit

    Mund të përzgjidhen metodat në vijim në varësi të llojit dhe zonës së përdorimit të ushqimeve.

    • Në temperaturën e ambientit
    • Në frigorifer
    • Në furrën elektrike (në modelet me dhe pa ventilator)
    • Në furrën me mikrovalë
  • 14Ruajtja e ushqimit më gjatë në ndarësen e frigoriferit
    • Buka mund të ruhet në frigorifer ose ngrirës. Nëse vendosni një copë selino në qese, mund të siguroni freski më të gjatë të bukës tuaj. Duhet ta mbështillni bukën me mbështjellëse plastike dhe ta vendosni në një qese për të shmangur humbjen e lagështisë dhe për të siguruar freski për më gjatë.
    • Djathi duhet të mbështillet me letër të sulfurizuar ose me mbëshjellëse plastike, dhe pastaj me fletë alumini që të ruhet në frigorifer. Nëse doni ta mbani djathin e bardhë për një periudhë shumë të gjatë, mund ta ruani në një enë të mbushur me vaj ulliri.
    • Nëse është në një enë të mbyllur pa kontakt me ajrin, djathi do të njomet. Për ta parandaluar këtë, mund të vendosni një kub sheqeri në enë. Mund ta mbështillni djathin me një napë të lagur për të parandaluar tharjen dhe lageni napën ndërkohë që ajo thahet.
    • Për të parandaluar që kosi të bëhet i ujshëm, nuk duhet të lini lugë në të. Nëse e sheshoni sipërfaqen me një shpatull pas përdorimit, mund ta ruani kosin në frigorifer për më gjatë pa u prishur.
    • Gjethet e ajsbergut dhe maruleve duhet të shkulen dhe të vendosen në ujë të ftohtë përpara se të ruhen në frigorifer me qëllim që të mbahen të freskëta për më gjatë.
    • Majdanozi dhe mendra mund të mbështillen me letër përthithëse dhe të vendosen në qese plastike përpara se të ruhen në kutinë e perimeve të freskëta për më gjatë. Letra përthithëse parandalon kondensimin dhe zbutjen, dhe parandalon zënien e mykut.
    • Karotat dhe trangujt e zbutur do të gjallërohen menjëherë kur vendosen në ujë në frigorifer.
    • Kërpudhat do ta ruajnë freskinë e tyre për të paktën 2-3 ditë nëse ruhen në një qese letre në kutinë e perimeve. Për të shmangur kondensimin dhe ngjitshmërinë, duhet ti ruani në qese ose mbështjellëse plastike. Përpara përdorimit, mund ti mbështillni vetëm me një letër përthithëse ose ti fshini; nuk është e nevojshme që ti lani.
    • Limoni do të thahet nëse pritet dhe lihet i hapur në frigorifer; shtimi i pak kripe ose sheqeri në ta do ta parandalojë tharjen.
    • Te verdhat e vezës mund të ruhen në kuti plastike të mbyllura duke i shtuar 1-2 lugë vaj bimor, për 4 ditë në frigorifer ndërsa të bardhat e vezës mund të ruhen për 2-4 ditë.
    • Nëse i ruani dardhat me bishtat sipër, do ta shtyni në kohë kalbjen e tyre.
    • Rrushtë e thatë do të ngjiten me njëri-tjetrin dhe shija e tyre do të ndryshojë nëse ruhen për një kohë të gjatë.  Për ta parandaluar këtë, mund ti ruani rrushtë e thatë në një qese të shfryrë në frigorifer. Nëse bëhen shumë të fortë, lagështojini sërish duke i spërkatur me pak ujë të nxehtë dhe lërini të thahen.
  • 15Ruajtja e ushqimit më gjatë në ndarësen e ngrirësit
    • Nëse buka është afër bërjes bajate, mund ta thërrmoni pjesën e brendshme të bukës që të ngrijë. Më vonë, mund ta përdorni atë si plotësues për gjellë të tilla si pulat çerkeze dhe qoftet.
    • Nëse ruani sasi të mëdha të karotave, mund ti prisni ato në rrethore dhe ti ngrini në qese plastike për të parandaluar zbutjen; gatuajini menjëherë pa i shkrirë.
    • Nëse patatet valohen pak para se të ngrihen, ato nuk do ta humbin kërcitjen dhe ngjyrën.
    • Lëkurat e limonit mund të ngrihen që të përdoren kur të duhen për ëmbëlsira.
    • Domatet mund të ngrihen si të tëra në qese të përshtatshme për ngrirje që të përdoren më vonë për gatim apo për të bërë salcë domatesh.
    • Bananet shumë të pjekura mund të ngrihen si të tëra dhe të përdoren më vonë për kremin e ëmbëlsirave.
    • Mollët mund të ngrihen në copa pasi të jenë valuar shpejt. Më vonë, ato mund të përdoren në tortat me mollë, kek ose embëlsirat me petë.
    • Pasi të keni valuar mishin apo pulën, lëngu i mbetur lihet të ftohet që ta lejojë yndyrën të dalë sipër. Mund ta mblidhni yndyrën nga sipër dhe ta ngrini atë; më vonë, mund ta përdorni këtë yndyrë të ngrirë në supë dhe salca.
    • Pasi të keni hapur kanaçe të mëdha me perime, pjesët e mbetura mund të ruhen duke e ndarë përmbajtjen në gota të vogla.
    • Rrënjët e xhexhefilit mund të ngrihen dhe të grihen kur duhen.
    • Vera e mbetur mund të zbrazet në kuba akulli dhe të ngrihet që të përdoret më vonë në përgatitjen e salcave.
    • Mund ti ngrini luleshtrydhet në frigorifer për ti përdorur si kuba akulli në pije dhe kokteje. Gjithashtu, lëngu i mbetur i frutave mund të ngrihet në kuba akulli për t'u pëdorur në kokteje dhe pije të tjera alkoolike.
  • 16Eliminimi i erërave të frigoriferit
    • Për të eliminuar erërat e këqija, duhet të vendosni një tas me qumësht në frigorifer dhe të prisni për disa ditë. Qumështi do ti eliminojë erërat e këqija nga frigoriferi.
    • Nëse vendosni feta limoni në ndarësen e poshtme të frigoriferit dhe ti ndërroni çdo ditë, aromat e këqija do të zhduken.
    • Për të eliminuar erërat nga frigoriferi, mund të hidhni vanilje në një flok pambuku, vendoseni në një tas me ujë dhe tasin vendoseni në frigorifer.
    • Gjysëm kubi sodë buke, kafe e bluar, apo limon i prerë (edhe pas datës së skadencës) do ti eliminojnë erërat nga frigoriferi.
    • Vendoseni tulin e çajit në frigoriferin tuaj në një enë pa kapak dhe mbajeni aty maksimumi 12 orë. Nëse e lini në frigorifer për më shumë se 12 orë, mund të bëhet burim ere sepse do të grumbullojë mikroorganizma që shkaktojnë erëra; prandaj, duhet të flaket.
  • 17Probleme me Qelqurinat

    Gjatë instalimit, duhet ti kërkoni teknikut që të bëjë rregullimet në përputhje me nivelin e fortësisë së ujit tuaj. Në të kundërt, performanca e larjes dhe tharjes së makinerisë do të ulet. Teknikët e autorizuar të shërbimit janë të aftë që bëjnë rregullimet e nevojshme.