Dil İkonları
Faqja e Historisë

Faqja e Historisë

Gjatë viteve 1950 kur Turqia sapo po industrializohej, Vehbi Koç, themelues i Koç Holding, po kërkonte për një produkt kryesor që do ta sillte monedhën e huaj në Turqi. Në varësi të kushteve të Turqisë në ato vite, ai u bë partner me Bejerano, një fabrikë me eksperiencë në këtë fushë, për të bërë një investim në fabrikën e koncentratit të domates dhe ushqimit të konservuar. Emri i kompanisë së krijuar në vitin 1954 u regjistrua si BEKO sipas dy germave të para të Bejerano dhe Koç. Megjithatë, kompania nuk mundi ta fillonte biznesin për shkak të kushteve në të cilat ndodhej vendi.

Kur në ato vite u shfaq mundësia për partneritet me General Electric për prodhimin e llampave, emri i kompanisë për ushqimin e konservuar ndryshoi në Beko Ticaret A.Ş. Prandaj, duke krjuar një sistem partneriteti për herë të parë në Anadoll, Vehbi Koç mund ti dërgonte produktet e Arçelik në shtëpitë e klientëve.

Duke transferuar rrjetin e shpërndarjes nga Arçelik tek Atılım në vitin 1977, Beko Ticaret me eksperiencën e saj të madhe filloi të operojë në sektorin e pajisjeve elektroshtëpiake nën markën e Beko në vitin 1983.

Meqë Grupi i Mallrave të Qëndrueshme Koç Holding i drejtoi aktivitetet e saj në tregjet jashtë vendit në vitet 1990, Beko u përcaktua si një markë eksporti.

Në vitin 2000, si pasojë e ristrukturimit të Grupit të Mallrave të Qëndrueshme Koç Holding, Beko u shkëput nga Beko Ticaret A.Ş. dhe hyri nën strehën e Arçelik A.Ş. bashkë me markën e Arçelik.

Duke qenë marka e parë turke e pajisjeve elektroshtëpiake që u nxorr jashtë vendit, BEKO e filloi me objektivin për t'u bërë një "Markë Botërore". Bashkë me çuarjen e suksesit nga tregu turk në tregjet e huaja në fillim të viteve 1990, marka BEKO u bë pjesë e jetëve të përditshme të më shumë e 280 milionë konsumatorëve në më shumë se 100 vende të botës. Sot, çdo dy sekonda kudo në botë shitet një produkt me markën BEKO.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.arcelikas.com.tr