Dil İkonları
FC Barcelona

FC Barcelona Sponsorship

Beko prezanton kampanjën e re me FCB Barcelona " partneri zyrtar I lojës"

Beko nis kampanjën e re " partneri zyrtar I lojës" me superyjet e animuar të FCB Barcelonës

Lionel Messi dhe shokët e tij të FC Barcelona vijnë ballë për ballë me animacionet e tyre të gjalla dhe unike, për herë të parë pasi Beko zbuloi partnerin saj të ri zyrtar të kampanjës së lojës në të gjithë botën.

Yjet globale Messi, Luis Suarez, Gerard Pique, Arda Turan dhe Marc-André ter Stegen luajnë në një film të ri të shkurtër nga Beko, Premium Partner i FC Barcelona, së bashku me animacione e tyre. Shokët Neymar Jr., Andrés Iniesta dhe Ivan Rakitic poashtu paraqiten si animacione gjatë kampanjës.

Ashtu siç FC Barcelona personifikon frymën e lojës dhe lirisë, partneri zyrtar i lojës është mesazhi i përsosur për Beko që të komunikojë vlerat për miliona tifozë nëpër botë. Si Beko, ne dëshiruam të vëmë një buzëqeshje në fytyrat e klientëve tanë dhe të angazhohemi në lidhje me sportin që ata e duan. Beko e di se çdo ditë ka njerëz që kanë nevojë për zgjidhje në jetën e tyre të zënë dhe shpesh të paplanifikuara. Prandaj, ne jemi siguruar që të gjitha produktet tona të jenë të dizajnuara që t'ju përgjigjen nevojave të përditshme të konsumatorëve tanë për t'i dhënë atyre më shumë kohë për të luajtur!

FC Barcelona dhe Beko

Beko është Partneri Zyrtar Premium i FC Barcelona. Beko ka nënshkruar një marrëveshje sponsorizimi katërvjeçare në fillim të sezonit 2014/15 të futbollit që vlen deri në fund të sezonit 2017/18. Ky është një partneritet në të gjithë botën që vë në pah logon Beko vendosur në mëngët e fanellave të këtij ekipi.

Sponsorizimi i Beko FC Barcelona do të aktivizohet nëpërmjet një kampanje të re lansuar në vitin 2016 që nxjerr në pah vlerat e përbashkëta të 'lojës' në mes të klubit dhe markës.Kampanja 'Partner zyrtar i lojës "do të prezantojë lojtarë të famshëm botëroë, përfshirë këtu Lionel Messi, Luis Suárez, Neymar Jr., Andres Iniesta dhe Gerard Pique i shfaqur personalisht në lojën me animacione.